Slow food në panairin në Gjermani, prezantohen 11 prodhues shqiptar - Business Magazine Albania

Slow food në panairin në Gjermani, prezantohen 11 prodhues shqiptar

Slow food

Kuzhina Shqiptare është rekomanduar gjatë panairit të Slow Food në Gjermani, nga ministri gjerman i bujqësisë Cem Özdemir. “E kam shijuar kuzhinën shqiptare dhe do ta rekomandoja Shqipërinë, një vend për t’u vizituar, ku fermerët e vegjël kanë padyshim një rol të rëndësishëm”, tha ai në panairin në Shtutgard. Shqipëria u prezantua atje me 45 produkte tipike shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë takimit të mbajtur në stendën shqiptare, theksoi se, “Ne e shohim Gjermaninë si një partner të rëndësishëm të Shqipërisë drejt rrugës ambicioze për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Jam optimiste për partneritetin që kemi me ministrin Ozdemir dhe vlerësoj mbështetjen e tij për Shqipërinë, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë. Kemi së bashku një plan veprimi me disa hapa konkretë që do të vihen në veprin nën asistencën gjermane. Ne do të kemi një atashe në rajon, i cili do të na ndihmojë të ndërtojmë këtë urë”, deklaroi ministrja Krifca.

Në Panairin e Shtutgardit morën pjesë mbi 700 ekspozues, në mbi 20 000 metra katrorë, ku u paraqitën produkte të grurit, mishit, peshkut, frutave, perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore dhe sigurisht ëmbëlsirat. Në stendën e Shqipërisë u prezantuan 11 prodhues anëtarë të lëvizjes “Slow Food”.

“Sipërmarrjet agroturistike në vend po zhvillojnë traditën e ‘ushqimit të ngadaltë’ shqiptar.

Ata promovojnë ushqim të pastër, miqësor me mjedisin dhe. “Rilidhja e prodhuesve të ushqimit me ata që konsumojnë ushqimin është një element tjetër i rëndësishëm i lëvizjes së “ushqimit të ngadaltë”. Është një nocion i fuqishëm që mund të ndryshojë perspektivën se si duhet të prodhojmë dhe konsumojmë ushqim, u shpreh ministrja Krifca.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0